Vritet një komandant i lartë i grupit Al-Shabab

Radio-stacioni shtetëror i Somalisë ka raportuar se një komandant i lartë i grupit terrorist Al-Shabab” është vrarë përmes një sulmi ajror.

Shtetet e Bashkuara i kishte ofruar pesë milionë dollarë shpërblim në vitin 2008 për ata që ofrojnë informata për vendndodhjen e komandantit Bashir Mohamed Qorgab.

Shtetet e Bashkuara kryejnë shpesh sulme ajrore në Somali për t’i luftuar militantët e këtij grupi, ndërsa zyrtarët amerikanë ende nuk i kanë komentuar raportimet për vrasjen e njërit prej personave më të kërkuar. Megjithatë, vdekjen e ka konfirmuar familja e tij.

Ai akuzohej për sulme ndaj bazave ushtarake dhe ishte i përfshirë edhe në disa operacione në Kenia, shkruan “BBC”,