Vritet një burrë në Viti, mbeti i vdekur pas përleshjes për pronë

Mëngjesin e sotëm në fshatin Sadovinë e Vitisë ka ndodhur një përleshje e cila dyshohet të ketë qenë për motive pronësore, si pasojë e kësaj një person i moshës 59-vjeçare ka ndërruar jetë

Rastin për Ballkani.info e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për Rajonin e Gjilanit, Ismet Hashani

“Mund ta konfirmoj se një person ka vdekur si pasojë e lëndimeve trupore të marra gjatë rrahjes. Dyshimet e para janë se rasti ka ndodhur për motive pronësore”, ka thënë Hashani.