Vritet një 32 vjeçar në fshatin Surkish të Podujevës

Një 30 vjeçar me inicialet A.L ka ndërruar jetë në QKUK dhe një person tjetër është plagosur si pasojë e të shtënave me armë në fshatin Surkish të Podujevës.

Sipas Policisë, të shtënat me armë kanë ndodhur rreth orës 22:00. Menjëherë pas marrjes së këtij informacioni në vendin e ngjarjes kanë dalë të gjitha njësitet e nevojshme policore, të mbështetura edhe nga njësiti rajonal për hetimin e krimeve si dhe njësitë e tjera për ekzaminim të vendngjarjes.

“Me të dalë në vendin e ngjarjes policia ka konstatuar se ka të bëj me plagosje ku nga arma e zjarrit, janë plagosur viktimat A. S , 30 vjeç, shtetas kosovar dhe E. S, 23 vjeç, shtetas kosovar , të cilët janë dërguar në QKUK për trajtim mjekësor, mirëpo njëri nga viktimat (A.S), nuk ka mundur t’i përballojë, plagët e shkaktuara nga arma e zjarrit dhe rreth orës 01:00, nga QKUK-ja jemi njoftuar se viktima ka ndërruar jetë”, thuhet në komunikatën e policisë.

Aktualisht hetuesit policor, janë duke ndërmarrë një varg veprimesh operative e hetimore, në përpjekje për të identifikuar personat e dyshuar, si dhe për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin, i cili është cilësuar si vrasje e rëndë.