Vritet një 19 vjeçare në Nju Jork

Një vajzë është vrarë dhe tre persona të tjerë janë plagosur pasi dy të armatosur hapën zjarr ndaj një grupi të adoleshentëve që po e festonin përfundimin e vitit shkollor.

Viktima është identifikuar si Tayna Johnson, 19-vjeçare. Ajo kishte qenë me disa adoleshentë, kur dy persona dolën nga një vetyrë dhe filluan të qëllonin me armë, shkruan “Daily Mail”.

Pavarësisht se u dërgua në spital, mjekët nuk arritën ta shpëtonin vajzën. Ajo u qëllua disa herë me armë.

Në mesin e personave të plagosur janë një djalë 15-vjeçar, një 16-vjeçar dhe një tjetër 24-vjeçar. Raportohet se tre personat e plagosur janë jashtë rrezikut për jetë.

Policia beson se cak i sulmuesve ishte njëri nga djemtë, por vajza e vrarë e pësoi aksidentalisht nga të shtënat.

Dy sulmuesit ikën nga vendi i ngjarjes me një vetutë të tipit BMW ngjyrë hiri. Policia thotë se motivi i sulmit është i panjohur, por mund të jetë i lidhur me bandat. Deri më tani nuk është arrestuar asnjë person në lidhje me këtë rast.