Taulant Malaj, 47-vjeçari shqiptar i akuzuar për vrasjen e vajzës së tij 16-vjeçare, Jessica Malaj, dhe fqinjin Massimo De Santis në Torremaggiore të Foggias, më 7 maj 2023, si dhe për plagosjen e gruas së tij, Tefta Malaj, është dënuar me burgim të përjetshëm dhe izolim gjatë ditës për një vit e gjashtë muaj.
Vendimi u mor dje (27 qershor) nga Gjykata e Krimeve të Rënda të Foggias ndërsa Prokuroria kishte kërkuar të njëjtin dënim gjatë seancës dëgjimore të mbajtur më 30 maj, shkruan Euronews.al.







