Policia gjermane ka vendosur në pranga 38-vjeçarin Johannes Andreas Schmitt, i cili dyshohet se ka vrarë me armë zjarri dy policë.

“Kemi arrestuar personin të cilin e kërkonim”, ka njoftuar policia në Sarsk të Gjermanisë.

Para kësaj, policia kishte lëshuar fletarrestin për 38-vjeçarin, dokumentet e të cilit janë gjetur në vendin ku janë kryer vrasjet.

Schmitt dyshohet se në orët e para të mëngjesit të sotëm gjatë një kontrolli rutinor, ka qëlluar me armë zjarri për vdejke një police 24-vjeçe e cila ishte akoma duke u trajnuar si dhe kolegun e saj 29-vjeç.

Siç bën të ditur policia, ai është i njohur për autoritetet për shkak të arratisjes nga vendi i ngjarjes. Por, raportohet se ai kishte leje për armën e zjarrit.