Vrasje në tentativë në Rahovec, lëndohen dy persona

Policia e Kosovës ka arrestuar një person në Rahovec, pasi sipas policisë i njëjti kishte sulmuar me thikë një burrë dhe një grua.

Në raportin e policisë thuhet se me ç’rast iu kishte shkaktuar lëndime trupore. Policia njofton se sipas dëshmitarëve i njëjti vuan nga problemet mendore.

“VRASJE NË TENTATIVË/Rahovec 10.09.2022 – 18:30. Është arrestuar i dyshuari kosovar për shkak se kishte sulmuar me mjet të mprehtë viktimat, një mashkull dhe një femër kosovar (burrë e grua) duke ju shkaktuar lëndime trupore. Sipas dëshmitarëve i dyshuari vuan nga probleme mendore”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas policisë thuhet se viktimat janë dërguar për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve janë jashtë rrezikut për jetë. I dyshuari me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje./Demokracia.com/