Policia e Kosovës ka raportuar se dje në Mitrovicë ka ndodhur një vrasje në tentativë. Nga ngjarja një viktimë ka pësuar lëndime nga mjeti i mprehtë.

Në raportin 24 orësh të Policisë, është raportuar për një rrahje ku dy viktima meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore.

Njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar te Mjeku, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak.

I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte lënduar viktimat  gjendet në arrati.

Rasti është duke u hetuar.

Raporti i plotë nga Policia e Kosovës:

Mitrovicë 01.09.2020 – 11:04.  Është raportuar për një rrahje ku dy viktima meshkuj kosovar kanë pësuar lëndime trupore. Njëri nga viktimat si pasojë e lëndimeve nga mjeti i mprehtë është duke u trajtuar te Mjeku, ndërsa tjetri pas marrjes së tretmanit është liruar në shërim shtëpiak. I dyshuari mashkull kosovar i cili dyshohet se kishte lënduar viktimat  gjendet në arrati. Rasti është duke u hetuar.