Vrasje në tentativë në Klinë, arrestohen katër persona

Policia e Kosovës njofton se ka arrestuar katër persona në Klinë, për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale “Vrasje në tentativë”.

Rasti është bërë i ditur përmes raportit 24 orësh të Policisë, ku mësohet se ngjarja ka ndodhur më 14 gusht, rreth orës 21:34.

Me vendim të prokurorit, dy nga të dyshuarit janë dërguar në mbajtje, ndërsa dy të tjerë janë liruar në procedurë të rregullt.

“Lidhur me rastin me datë 15.08.2020 janë arrestuar katër te dyshuar meshkuj kosovar dhe pas intervistimit me vendim të prokurorit dy dërgohen në mbajtje ndërsa dy lirohen në procedurë të rregullt”, thuhet në raportin 24 orësh të PK-së.