Vrasje në Pejë

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Pejë, ndërsa bëhet e ditur se trupi i pajetë i gjetur pas mesnate fillimisht është vrarë me armë zjarri e pastaj është djegur.

Këtë e konfirmoi për Telegrafin, Shkodran Nikçi nga Zyra e Prokurorisë në Pejë.

Trupi i pajetë është gjetur në Zahaq të Pejës.

“Prokurori kujdestar ka dalë në vendin e ngjarjes mbrëmë pas mesnate ku kanë hasur në një trup të pajetë, i cili është vrarë me armë zjarri dhe pastaj është djegur”, bën të ditur nga Prokuroria.