Lajmi i fundit

Vrasje e rëndë në Itali, i dyshuari kosovar goditi shtatë herë me thikë 40-vjeçaren

Një vrasje e rëndë ka ndodhur në Itali ku sipas raportimeve të mediave italiane, një grua shtatzënë u vra në pragun e saj nga një burrë që e goditi me thikë për vdekje, të paktën shtatë, përpara se të ikte në këmbë

Sipas raportimit të “la Repubblica“, i dyshuari është një kosovar 40-vjeçar, Buajar Fandaj, klient i supermarketit ku punonte viktima.

Dyshimet fillestare janë se Vanessa Ballan e njihte dhe e kishte denoncuar për ndjekje Fandajn në të kaluarën.

Pas vrasjes, burri dyshohet se ka ikur me një furgon në pronësi të biznesit të familjes Scapinello.

Sipas dyshimeve deri më tani, gruaja është sulmuar në hyrje të shtëpisë së saj, një kompleks shtëpish me tarraca: nga plagët në duar duket se edhe ajo u përpoq me dëshpërim të mbrohej nga sulmuesi.