LAJMI I FUNDIT

Vrasja tragjike në Drenas, policia jep detaje se si ndodhi krimi

Një person është vrarë sonte në Drenas, ndërsa një tjetër ndodhet në QKUK duke u trajtuar për shkak të lëndimeve të rënda që ka marrë nga arma e zjarrit.

Rastin e ka konfimuar për Ballkani.info edhe zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti.

Ballkani.info më herët raportoi ekskluzivisht për këtë tragjedi.

“Rreth orës 20:30 policia ka pranuar informatën për një vrasje në fshatin Gradicë të Drenasit. Menjëherë pas marrjes së informatës të gjitha njësitet e nevojshme policore kanë dalë në vendin e ngjarjes. Bazuar në të dhënat e deritanishme si dhe veprimeve të para hetimore policia ka ngritur versionin e hetimit se kemi të bëjmë me rast të vrasjes dhe plagosjes me armë zjarri, të ndodhur në një pyll në fshatin e sipërshënuar. Në këtë rast plagë nga arma e zjarrit kanë marrë dy persona (meshkuj). Njëri nga personat e plagosur nuk ka përballuar plagët dhe ka ndërruar jetë, vdekjen e ka konstatuar ekipi mjekësor në QKMF Drenas,ndërsa i plagosuri i dytë, është dërguar për trajtim mjekësor. Aktualisht hetuesit policor në koordinim me prokurorinë po vazhdojnë punën hetimore për zbardhjen e plotë të motiveve dhe rrethanave të kësaj ngjarje”, tha Ahmeti.