Një vrasje e rëndë ka ndodhur sot në qytetin e Vushtrrisë, ku një person ka mbetur i vrarë dhe dy të plagosur. Rastin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës.
Burime të portalit lokal Veriu.info bëjnë të ditur se nga kjo ngjarje i vdekur ka mbetur Fatos Zenuni kurse policia po vazhdon aksionin e kontrolleve nëpër shtëpitë e të dyshuarve.
Zëdhënësi i policisë, Avni Zahiti një prononcim për Ballkani.info ka treguar se vrasja ka ndodhur rreth orës 15:50 në Vushtrri.
“Rreth orës 15:50, është raportuar se nga arma e zjarrit ka humbur jeten një person, ndërsa dy persona tjerë kanë mbetur të plagosur”, ka thënë Zahiti.
Ai ka treguar se në lidhje me ngjarjen janë arrestuar dy persona të dyshuar, si dhe është konfiskuar një armë.







