Vrasja në Top Channel, reagon Bora Zemani: Kjo është një kambanë e fortë e alarmit

Televizioni i Top Channel u godit nga një ngjarje tragjike në orët e para të së hënës që lamë pas.

Të shtëna me arnë që objektin kishin ndërtesën e televizionit lanë të vdekur personin e sigurisë së ndërtesës.

Gjuajtja me armë u dëgjuan edhe nga banorët e Big Brother VIP Albania që ndodheshin në oborrin e shtëpisë.

Foto: Bora Zemani/Instagram

Pas kësaj ngjarje të shumta kanë qenë reagimet nga personazhet publike të cilat janë pjesë e televizionit.

Një reagim ka ardhur edhe nga moderatorja e njohur, Bora Zemani, e cila tha se është e shokuar dhe e lënduar nga ky rast.

Foto: Bora Zemani/Instagram

“Jam e shokuar, e lënduar, e prekur! Marrja e jetëve të pafajshme nuk mund të ketë kurrë asnjë dhe asnjë justifikim. Dje ishte një nga ditët më të trishta ku pamë edhe njëherë përpara syve tanë sesa pak vlen jeta këtu tek ne. Dhimbje e madhe! U prehsh në paqe Pal Koka! Zoti ua lehtësoftë dhimbjen bashkëshortes dhe tre fëmijëve. Do të mbetet plagë e madhe për të gjithë n”, ka shkruar Bora.

Tutje në një tjetër postimi, prezantuesja tha se televizioni ku ajo punon ka nevojë më shumë për mbështetje.

Foto: Bora Zemani/Instagram

“Top Channel nuk është thjesht Top Channel! Nuk është vetëm shtëpia e ne të gjithëve që punojmë atje, por është shtëpia e të gjithë shqiptarëve! Unë i përkas një brezi që është rritur me këtë logo, që është frymëzuar dhe ka besuar që edhe ky vend bëhet! Ëndrrat mund të bëhen realitet edhe në këtë vendin tonë të vogël dhe me shumë probleme dhe kjo media e ka bërtitur fort këtë! Është televizioni i të gjitha ngjyrave që ka promovuar ndër vite të rinj që sot janë figura të rëndësishme, që ka folur për librin, pikturën, kulturën, që ka bërë denoncimet më të mëdha, ka folur për politikën, ka sjellë argëtimin në shtëpitë e të gjithëve aq sa nga ai ekran i vogël nuk na është dukur kurrë e ekzagjeruar të dëgjojmë “Përshëndesim të gjithë shqiptarët kudo ndodhen.” Është televizioni që ka bërë bashkë çdo familje! Historia flet dhe faktet janë të pakundërshtueshme. Është televizioni që u krijua nga një gjeni dhe sot i përket të gjithëve. Shqipëria nuk do të ishte njësoj pa Top Channel! Kjo është një kambanë e fortë alarmi për të gjithë. Të kuptojmë rëndësinë e problemeve të vërteta të kësaj shoqërie dhe të reagojmë për to. Sot më shumë se kurrë duhet t’i japim mbështetjen tonë një televizioni që ka qenë për dekada të tëra aty për ne, duke na ofruar çdo gjë. Me Top Channel”, ka shkruar ajo në një tjetër postim. /Telegrafi/