Vrasja në Pejë| Sot pritet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit ndaj të dyshuarit

Prokuroria Themelore në Pejë, sot pritet të bëj kërkesën për caktimin e masës së paraburgimit ndaj personit të dyshuar për vrasjen e rëndë. 

Kështu tha në një prononcim për Telegrafin zëdhënësi i Prokurorisë Themelore në Pejë, Shkodran Nikçi.

“Sot pritet të bëhet kërkesa për caktimin e masës së paraburgimit”, ka thënë shkurt Nikçi.

Ndërkaq, në ngjarjen tragjike që ndodhi pasditen e së premtes në Pejë, dyshohet se djali vrau nënën e tij.

Vrasja është konfirmuar edhe nga Policia e Kosovës për rajonin e Pejës, ndërsa vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

I dyshuari është arrestuar pas ngjarjes së rëndë.