Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është arrestuar një person i dyshuar për një vrasje që kishte ndodhur në Mitrovicën veriore në vitin 2014

 Vrasja ndodhur në fshatin Srbovac të Mitrovicës së veriut në marsin e vitit 2014. E lidhur me këtë rast, pas pesë vitesh është arrestuar një person i dyshuar.

Policia bën të ditur se me vendim të prokurorit, pas intervistimit, i dyshuari është dërguar në mbajtje.