Vrasja në Istog, prokuroria kërkon paraburgimin e vëllait dhe të afërmit të grabitësit

Prokuroria e Pejës ka kërkuar që ti shqiptohet masa e paraburgimit dy personave që dyshohen se i kanë ndihmuar në grabitje, hajnit që mbeti i vrarë dje në Istog.

Dy persona janë arrestuar mbrëmjen e djeshme nga Polica me dyshimin se kanë ndihmuar personin që mbeti dje i vrarë pas shkëmbimit me armë me pjestarët e Policisë.

Sipas Prokurores, dy të arrestuarit janë të afërm të personit që ka kryer grabitjen e djeshme.

Njëri nga të dyshuarit është vëllai i grabitësit, ndërsa tjetri një i afërm i tij.

Gjatë përleshjes me armë ishte qëlluar polici Izet Demaj që kishte mbetur i vdekur.