Gjakova është tronditur nga ngjarja e mëngjesit të së hënës.

Sheremet Elezaj, zëdhënës i Policisë për rajonin e Gjakovës, ka njoftuar për një të vrarë dhe një të plagosur si shkak i incidentit me armë zjarri në rrugën “Vëllezërit Frashëri”.

“Sot rreth orës 05:30, jemi njoftuar se në rrugën “Vëllezërit Frashëri” në Gjakovë dy persona meshkuj, të moshës madhore, janë qëlluar me armë zjarri. Si pasojë e plagëve të marra, njëri prej tyre ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes (ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e tij). Personi tjetër ka mbetur i plagosur dhe është dërguar për trajtim mjekësor“, ka bërë të ditur Elezaj.

Elezaj ka shtuar se i dyshuari është në kërkim nga Policia e Kosovës dhe se po ndërmerren veprimet e nevojshme hetimore për kapjen e tij.

Siç raporton Sinjali, si pasojë e të shtënave me armë zjarri i vrarë në vendngjarje ka mbetur Rasim Binakaj, rreth 38-vjeçar, teksa i dyshuari për rastin është Nexhdet Zymberaj, pronar i lokalit “My Place” në Gjakovë.