Një person është vrarë dhe një tjetër është plagosur këtë mbrëmje në fshatin Marmull të Gjakovës.
Ballkani.info mëson se vrasja ka ndodhur për shkak të pronës dhe se të përfshirët janë kusherinj ndërmjet vete.
Ballkani.info ka kontakuar më herët me Komandantin e Policisë së Kosovës në Gjakovë, Kristë Gjokaj, i cili ka dhënë disa detaje rreth rastit.
“Në fshatin Marmull të Gjakovës ka pasur të shtëna me armë zjarri. Policia e Kosovës ka dalur menjëherë në vendin e ngjarjes. Nga të shtënat është vrarë një person ndërsa një tjetër ka mbetur i plagosur. Personi i dyshuar është identifikuar nga ana e Policisë dhe jemi në operacion e sipër”, ka thënë Gjokaj për Ballkani.info.







