Vrasja në Ferizaj

Vrasja në Ferizaj, është plagosur edhe vëllai i mitur i viktimës

Vëllai i gruas që u vra në Ferizaj i lindur në vitin 2009 është plagosur në dorë dhe është jashtë rrezikut për jetën.

Kështu tha ushtruesi i detyrës së drejtorit të Spitalit të Ferizajt, Fikret Arifi.

“Në spital ka ardhë vëllai i të ndjerës. I është dhënë ndihma e parë, është jashtë rrezikut për jetë se plumbi në parakahraun e djathtë, në dorë domethënë. I është largu plumbi, i është mobilizuar dora. Po planifikohet dërgimi i tij në Repartin e Ortopedisë në Ferizaj” – tha Arifi për Kallxo.com

Ndërsa, zëdhënësi i policisë për rajonin e Ferizajt, Kanun Veseli ka thënë se i dyshuari fillimisht është larguar nga vendi i ngjarjes me pas është kapur nga policia.

Deklarata e plotë e tij:

Me datën 12.04.2024 në ora 14:40 kemi pranuar një informatë se në Qendrën për Punë Sociale në Ferizaj ka të shtëna me armë zjarri. Për pasojë nga të shtënat e armës së zjarrit një person i gjinisë femërore ka ndërruar jetë në vendin e ngjarjes. Kjo është konfirmuar nga mjekët kujdestarë, ndërsa është plagosur një person i gjinisë mashkullore, i cili është dërguar nē Qendrën Emergjente në Ferizaj.

I dyshuari pasi ka shtënë me armë zjarri është larguar në drejtim të panjohur. Ekipe të policisë menjëherë kanë rrethuar zonën dhe në ora 15:15 kanë arritur që të arrestojnë të dyshuarin e kësaj ngjarje. Ekipe të hetuesve dhe krimeve janë në vendin e ngjarjes, të cilët janë duke e ekzaminuar vendin e ngjarjes, ndërsa për të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori i shtetit.