Vrasja e trefishtë në Gllogjan, Kurti flet për hetimet që po kryhen

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka folur rreth hetimeve të cilat po zhvillohen për identifikimin e të dyshuarve lidhur me vrasjen e trefishtë të para një jave në Gllogjan të Deçanit.

Kurti në konferencë për media i pyetur rreth hetimeve ai ka thënë se ndihet keq që ende nuk është identifikuar i pandehuri ose të pandehurit..

Ai më tutje ka thënë se informacioni është rritur dhe hetimet po kryhen me hetuesit më të mirë të Kosovës.

“Mua më vjen shumë keq që këtë të premte në darkë u bë një javë që ne nuk e kemi të pandehurin të identifikuar e as të arrestuar rrjedhimisht, ose të pandehurit, ishte një vrasje mizore e trefishtë, ku një i plagosur kishte fat dhe sasisa e informacioniet me ç’kam kuptuar nga Policia është rritur për shkak të hetimeve të shtuara edhe me hetuesit më të mirë që i ka Republika e Kosovës, mirëpo ende nuk e kemi rezultatin. Më vjen shumë keq për këtë gjë”, tha Kurti.

Të premtën e javës së kaluar, në Gllogjan të Deçanit ndodhi një vrasje e trefishtë në një autobus i cili po barte udhëtar.

Të vdekur në këtë aksident mbetën dy nxënës dhe shoferi i autobusit, ndërsa një nxënës tjetër mbeti i plagosur, ndërsa tani është duke u shëruar