Vrasja e Sebahate Morinës, inicohet procedurë disiplinore ndaj prokurorit të rastit

Zyra e Kryeprokurorit të Shtetit ka njoftuar opinionin se pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese lidhur me rastin e të ndjerës Sebahate Morina, autoriteti kompetent në kuadër të institucionit të Prokurorit të Shtetit ka iniciuar procedurën disiplinore ndaj prokurorit të këtij rasti.

“Për epilogun e kësaj procedure opinioni publik do të njoftohet me kohë” thuhet në njoftimin për media të Zyrës së Kryeprokurorit të Shtetit.

Kujtojmë se Sebahate Morina u vra nga ish-bashkëshorti i saj më 14 mars te vitit 2021, në Prishtinë.

Sebahatja ishte rrugës për në punë kur u vra nga ish-bashkëshorti që raportohet ta ketë dhunuar fizikisht dhe keqtrajtuar vite më parë.