OSBE

Vrasja e policit| Shefi i OSBE-së: Autorët të sillen menjëherë para drejtësisë

Shefi i Misionit të OSBE-së në Kosovë, Michael Davenport, përmes një postimi në rrjetin social X, ka dënuar ngjarjet e së dielës, ku mbeti i vrarë një polic dhe një tjetër u plagos.

“Dënoj në termat më të ashpër të mundshëm sulmin brutal të mëngjesit të sotëm në Policinë e Kosovës, në të cilin një oficer u vra dhe një tjetër u plagos gjatë detyrës në afërsi të Banjskës”, ka shkruar ai.

Davenport theksoi se “autorët e këtyre krimeve të neveritshme duhet të sillen menjëherë para drejtësisë”.

“Paqja duhet të rivendoset dhe dialogu në interes të të gjitha komuniteteve duhet të vazhdojë”, shtoi ai.