Ambasada e Izraelit
Vrasja e policit në veri, reagon ambasadorja e Izraelit
Ambasadorja e Izraelit në Kosovë, Tamar Ziv, ka reaguar pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së policëve të tjerë të Kosovës në mëngjesin e sotëm në Zveçan.
Në llogarinë e saj në Twitter, ajo iu ka shprehur ngushëllime familjarëve të policit të vrarë.
“Ngushëllimet më të thella familjes së rreshterit të Policisë së Kosovës i cili u vra në krye të detyrës mëngjesin e sotëm në Zveçan. U uroj shërim të shpejtë policëve të plagosur”, ka shkruar ambasadorja Ziv.