Deputetja Duda Balje ka reaguar pas vrasjes së zyrtarit policor në veri.

Balje në një postim në rrjetin social “Facebook”, u ka shprehur ngushëllime familjes së policit të vrarë, teksa të plagosurit i ka uruar shërim të shpejtë.

“Ngushëllime familjes së policit të vrarė! I lutem Zotit t’ju japë forcë dhe durim. Policit të plagosur u uroj shërim të shpejtë. Ju jeni heronjtë tanë”, ka shkruar ajo.