Ardita Behluli, gazetare në Luginë sot Ka folur në lidhje situatën atje, pas vrasjes së një polici dhe plagosjes së një tjetri në Loznicë të Serbisë.
Ajo është shprehur se nuk ka ndonjë situatë ndryshe nga ditët e tjera në Luginë të Preshevës.
Megjithashtu, ajo është shprehur se është bërë mobilizimi i strukturave të policisë.
“Ne nuk mund të themi se kemi ndonjë situatë ndryshe nga ditët e tjera edhe në Luginë të Preshevës, por dihet, mobilizimi i strukturave të policisë është anë e kënd dhe kërkohet personi që dyshohet për vrasjen e policit serb”, është shprehur tutje Behluli në“Info Magazine”.
BONUS VIDEO| 24 vjet pasi e vrau ushtarin rus, Faton Hajrizi po dyshohet se sot ia mori jetën një policit serb







