Vrasja e Klodian Rashës, Rama i kërkon ndjesë familjes dhe njofton dorëheqjen e Ministrit Sandër Lleshaj

Në reagimin e parë publik për vrasjen e të riut Klodian Rasha nga policia, kryeministri Edi Rama njoftoi dorëheqjen e ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj.

Rama: Pas marrjes së njoftimit për ngjarjen Ministri i Brendshëm më ka informuar dhe më ka vënë në dispozicion dorëheqjen e  tij dhe jo vetëm për të larë gojën por duke më shpjeguar se pse tërheqja e tij nga posti i lartë ishte rruga e duhur për të personalisht, për mua që i kam besuar atë detyrë, për qeverinë dhe shumicën tonë qeverisëse. I kam thënë pres të kthehem se kam dashur ta shoh në sy, ta dëgjoj dhe të më dëgjojë dhe të jem bashkë me të në momentin e këtij hapi të rëndësishëm. Jemi takuar edhe sot dhe jam shumë krenar për sensin e përgjegjshmërisë qytetare dhe kuotën morale me të cilën e mat veten dhe detyrën e vet Sandër Lleshaj. Unë e kam ditur dhe sot do ta mësojnë të gjithë se nuk janë të gjithë njësoj, as politikanët nuk, janë njësoj. Ai nuk ka asnjë lidhje me aktin e rëndë të policisë  por është vrarë një djalë 25 vjeçar dhe është hapur një varr në shpirtin e jë familje shqiptare dhe është krijuar një brengë në shpirtin e një populli.

Ndërsa para Ministrisë së Brendshme kishte nisur protesta e dytë, Rama me anë të një videomesazhi i kërkoi falje publikisht familjes së të ndjerit.

Konferencën e njoftoi përmes një postimi në Twitter ai shprehet se sot do të dalë në një komunikim me mediat në ora 18:00.

Më në fund në Tiranë! Sot në 18.00 do të ndaj me shqiptarët qëndrimin tim për vdekjen tragjike të 25 vjeçarit nga efektivi i Policisë së Shtetit! Faleminderit paraprakisht kujtdo që do të gjejë kohën të më ndjekë në tv apo fb“, shkruan Rama në Twitter.