Giovanni Pietro Barbano

Vrasja e gruas në Pejë, Shefi i EULEX-it dënon “rastet e femicidit” në Kosovë

Shefi i Misionit Evropian të Sundimit të Ligjit në Kosovë (EULEX), Giovanni Pietro Barbano, ka reaguar pas vrasjeve të fundit – veç në 4 ditët e fundit 2 raste – të grave, për çka tha se “dënojmë fuqishëm rastet e femicidit”.

Si Mision për Sundimin e Ligjit, ne jemi plotësisht të përkushtuar për të mbështetur institucionet vendore në luftën kundër këtij fenomeni të tmerrshëm, ku gratë janë kryesisht viktima”, ka shkruar ai në “X”.