Gazmend Hoxha

Vrasja e grabitësit të argjendarisë, drejtori i Policisë së Kosovës shkon në vendin e ngjarjes

Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, ka shkuar në vendin e ngjarjes ku është ndërmarrë një aksion për t’i vënë në pranga grabitësit të cilët ditë më parë plaçkitën një argjendari në qytetin e Suharekës.

Burime mësojnë se njëri prej grabitësve është vrarë, ndërsa përveç të vrarit, një tjetër është vënë në pranga.

Gjatë këtij aksioni, mësohet se i plagosur ka mbetur edhe një zyrtar policor.

Ditëve të fundit policia ka zhvilluar aksione të tjera, duke arritur që të prangosë tre të dyshuar të tjerë, njëri prej të cilëve është liruar në procedurë të rregullt.

LEXONI EDHE: