Drake u ka dalë në ndihmë protestuesve, të cilët po protestojnë pas vrasjes së George Floyd.

Drake tregoi solidaritet me protestuesit në të gjithë vendin, kur ai dhuroi donacion në “Bail Out National”, të hënën.

Superylli 33-vjeçar i repit ndau një faturë për dhurimin e tij prej 100,000 dollarësh për bamirësi në Instagram, pasi kompozitori Mustafa The Poet i kërkoi që të tejkalonte kontributin e tij.

Dhurimi erdhi pasi qytetet e mëdha në të gjithë Shtetet e Bashkuara janë përballur me protesta masive që nga vdekja e George Floyd.

Drake fillimisht ri-postoi një faturë për dhurimin e 400 dollarë nga Mustafa në fondin Kombëtar të Bail Out.

Më pastaj, edhe ai e konfirmoi doancionin prej 100.000 dollarësh. Fondet janë mbledhur për të ndihmuar protestuesit e arrestuar të dalin nga burgu, ngase rreziku për kontraktimin e koronavirusit është rritur ndjeshëm.