Vrasja e dëshmitarit të Speciales, nga Haga thonë se rasti është kompetencë e prokurorisë së Kosovës

Nazmi Rrustemi, inspektori i vrarë i pyjeve në komunën e Prishtinës, është raportuar se ishte dëshmitar në Gjykatën Speciale të Hagës.

Ai u gjet i vrarë me armë zjarri para disa ditësh, teksa raportimi se viktima ishte dëshmitar në institucionin e Hagës, u bë vetëm javën e fundit, shkruan lajmi.net.

E për këtë çështje kanë folur nga Dhomat e Specializuara të Gjykatës në Hagë.

Angela Grip, nga zyra për media e këtij institucioni i ka thënë agjencisë serbe të lajmeve, “Tanjug” se mbrojtja e dëshmitarëve është prioritare, por se nuk mund të flasin nëse ka dëshmitarë të vrarë të kësaj gjykate.

Sidoqoftë, nga kjo Gjykatë kanë thënë se vrasja në fjalë është kompetencë e Prokurorisë Speciale të Kosovës, por që prioritet parësor i tyri është mbrojtja e dëshmitarëve.

Edhe nga EULEX-i nuk kanë dhënë detaje nëse Rrustemi ishte dëshmitar i mbrojtur i Speciales.

Sipas tyre, informacione mbi dëshmitarët e mundshëm nuk duhet të jenë publike.

63 vjeçari, Nazmi Rrustemi u vra para një muaji në Prishtinë. Ai punonte si inspektor pyjesh në komunë, teksa se i njëjti ishte intervistuar disa kohë para vrasjes, e kishin konfirmuar edhe familjarë të tij.