Policia e Kosovës ka njoftuar se kanë një të dyshuar lidhur me vrasjen e 12 shtatorit të vitit të kaluar, ku mbet i vdekur një person në një kafiteri në Gjilan.
Në raportin 24 orësh, policia bën të ditur se i arrestuari është shtetas i Maqedonisë së Veriut.
Lidhur me këtë rast, në shtator janë arrestuar edhe tre persona të tjerë, të dyshuar për vrasje,
Sipas njoftimit të prokurorisë të pandehurit kishin dalë nga vetura e tipit “Audi A3” dhe kishin shtënë në drejtim të viktimës.
“Me këto veprime, të njëjtit në bashkëkryerje dyshohen se kanë kryer veprën penale ‘’Vrasja e rëndë’’. Gjithashtu, të njëjtit dyshohen edhe për veprën penale ‘’Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve’’, pasi që në mënyrë të paautorizuar kanë mbajtur në pronësi armë zjarri”, thuhej në njoftimin e prokurorisë.







