Vrasja e 42-vjeçarit në magjistralen Ferizaj-Prishtinë, policia jep detaje të reja

Dje ndodhi një vrasje e rëndë afër QMI-së Lipjan.

Policia e Kosovës në raportin e saj ditor ka treguar se një 42-vjeçar u vra për shkak të një mosmarrëveshjeje. Në shtëpinë e të dyshuarve është gjetur e pastaj konfiskuar një revole me të cilën besohet se u krye vrasja.

Njoftimi i plotë:

VRASJE E RËNDË

Afër QMI magjistralja Ferizaj-Prishtinë 06.05.2020 – 07:40. Një mashkull kosovar ka ndërruar jetë, pasi është qëlluar me armë zjarri nga i dyshuari kosovar. Incidenti dyshohet se ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjes ndërmjet tyre. Dy të dyshuar meshkuj kosovar janë arrestuar dhe me urdhër të prokurorit janë dërguar në mbajtje. Gjatë bastisjes në shtëpinë e të dyshuarve, është gjetur dhe konfiskuar një revole e llojit zoraki me të cilën dyshohet të jetë kryer vepra.