Një rreshter dhe tre policë janë suspenduar nga stacioni veriu në Kodrën e Trimave.

Suspendimi i tyre lidhet me vrasjen e 34-vjeçarit Abid Jashari, ndodhur para pak ditësh në Prishtinë.

Burime të Gazetës Blic pohojnë se suspendimi i tyre ka ardhur si shkak i neglizhencës në rastin e vrasjes së Abid Jashari.

Abid Jashari është vrarë në rrugën “Haxhi Zeka”, nga djali i vëllait të gruas së tij.

Vet gruaja e tij kishte deklaruar për media se bashkëshorti i ndjerë tashmë, e kishte raportuar disa herë në polici mikun e tij, për shkak se kishte marr mesazhe kërcënuese.

Por Policia nuk e kishte trajtuar seriozisht raportimin e Jasharit

Edhe vëllai i Abid Jasharit kishte akuzuar Policinë për neglizhencë të rastit, duke thënë se ata e kishin raportuar disa herë në Polici, kërcënimin që ia kishte bërë miku i tij.