Vrasja e 18-vjeçares në Ferizaj, Bashkësia Islame e Kosovës merr këtë vendim

Vrasja e 18-vjeçares M.O., në Ferizaj, ka tronditur gjithë vendin. Pas kësaj tragjedie është protestuar dy herë dhe është kërkuar që vrasësve t’u shqiptohen dënime meritore.

Në këtë situatë, Bashkësia Islame e Kosovës njofton se me rekomandim të kryetarit të Kryesisë së Bashkësisë Islame të Kosovës, Myftiut Naim ef. Tërnava, në të gjitha xhamitë e Republikës së Kosovës, në hytben e xhumasë do të ligjërohet tema: “Angazhimi familjar dhe kolektiv për luftimin e dhunës ndaj femrës”.