Vrasja e 18-vjeçares, Çitaku: Sot, s’po kam as fjalë

Nënkryetarja e PDK-së, Vlora Çitaku, ka reaguar për vrasjen e 18-vjeçares nga Ferizaj.

Çitaku përmes një postimi në llogarinë e saj në “Facebook”, ka shkruar se vrasja e 18-vjeçares mbrëmë është thirrje kumbuese për ne si shoqëri.

“Vrasja e 18-vjeçares mbrëmë është thirrje kumbuese për ne si shoqëri. Dhuna ndaj grave në Kosovë shpesh kalon me indiferencë, e qe besa ndonjëhere edhe me tallje. Ndëshkimi me ligj nuk mjafton, nëse shoqëria vazhdon ta trajtojë dhunën ndaj gruas si normë. Sot, s’po kam as fjalë”, ka shkruar Çitaku.