Një autobus me udhëtarë që ishin nisur nga Deçani për në fshatin Gllogjan është sulmuar me armë zjarri, e si pasojë deri më tash është konfirmuar për të paktën një të vdekur dhe dy të plagosur.
Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë për rajonin e Pejës, për KALLXO.com, tha se ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:00.







