Masakra në SHBA

Vrasësi i 12 personave në Los Anxhelos është një ish-marins

Ka shkuar në 12 të vdekur dhe me dhjetëra të plagosur bilanci i të shtënave me armë në një lokal në Los Anxhelos të SHBA-së. Një njeri i armatosur, ish-marins 29 vjeçar, ka hyrë në pub-in “Borderline” në Thousand Oaks dhe ka hapur zjarr me një armë automatike.

Sherifi i kontesë së Ventura-s, ka konfirmuar se mes viktimave është edhe agresori, i cili ka shkaktuar një masakër, duke qëlluar të paktën 30 plumba.

Arsyet deri më tani, sipas mediave amerikane, mbesin ende të paqarta.

Gjithçka ka ndodhur gjatë një feste për studentë, në “College Country Night”, që zhvillohet çdo të mërkurë në brendësi të lokalit, jo larg kampusit universitar.

Vrasësi quhet David Ian Long dhe ka qenë një marins deri në fund të vitit 2013, por përshkruhet edhe me probleme mendore.

Ai ka hyrë në lokal i maskuar me kapuç dhe i veshur me të zeza: sipas hetuesve, ka përdorur gaz lotsjellës dhe një pistoletë tip Glock të kalibrit 45. Sipas sherifit, autori është vrarë nga policia pas masakrës.

“Isha pranë derës dhe dëgjova disa të shtëna. Ndoshta 3-4 herë. U shtriva në tokë. Ngrita kokën dhe pashë rojën e sigurisë të qëlluar. Nuk e di nëse ishte vrarë. Autori lëshonte gaz lotsjellës kudo. Pastaj nisi të qëllonte. U largova me vrap”, tregon një dyshimtar, i cili tregon se Long vetëm qëllonte dhe nuk fliste.