Vranjevci ia kthen shpinën Ismet Beqirit dhe LDK’së, bëhet i “kuq”

Në tri qendra të votimit në lagjen “Kodra e Trimave” e njohur si Vranjevci, ka dominuar me vota Lëvizja Vetëvendosje. Ndonëse kjo lagje për vite të tëra ishte bastion i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), thuajse në të gjitha vendvotimet e këtyre qendrave, LVV’ja dominoi me mbi 60% të votave.

Në gjashtë vendvotimet e shkollës fillore “Zenel Hajdini”, me numër 1920/E, në kryeqytet, sipas përqindjes LVV’ja prin me mbi 60% të votave të përgjithshme.

Madje në disa vendvotime të kësaj qendre, përqindja ka arritur deri në 70% të votave.

“ Vendvotimi: 01/  63.44%, 02/ 67.33%, 03/ 64.93%, 04/ 60.70%, 05/ 58.57%, 06/ 68.06”, është bërë e ditur në të dhënat e KQZ’së.

Qendër votimi në lagjen “Kodra e Trimave”, është shkolla fillore e mesme e ulët “Nazim Gafurri”. Sipas KQZ’së kjo qendër përbëhet me 12 vendvotime, me numër 1920X dhe 1921X.

Në vendvotime me numër 1920X, votat për VV’në e kaluar 60%.

“Vendvotimi 01/  64.44%, 02/ 69.11%, 03/ 62.57%, 04/ 63.64%, 05/ 62.75%, 06/ 61.28%”, është bërë e ditur më tutje në të dhënat e KQZ’së.

Ndërsa edhe në vendvotimet me numër 1921X të po kësaj qendre, përqindja e VV’së ishte po njësoj.

“Vendvotimi: 01/ 65.21%, 02/ 63.26%, 03/ 65.93%, 04/ 61.06%, 05/ 55.31%, 06/ 77.97%”, janë rezultatet për Qendrën e votimit 1921X.

Ndërsa edhe në Qendrën e votimit në shkollën fillore të mesme të ulët, Asim Vokshi, me numër 1921E, VV’ja mori shumicën e votave ndër partitë e tjera.

“Vendvotimi: 01/ 61.02%, 02/ 70.19%, 03/ 67.46%, 04/ 58.24%, 05/ 65.59%”, bëhet e ditur në statistikat e KQZ’së.

Kujtojmë që në total në Prishtinë, Lëvizja Vetëvendosje mori 62 mijë e 359 vota.

E dyta u rendit LDK’ja me 16 mijë e 695 vota.

Ndonëse për këtë dështim të LDK’së në Prishtinë, u kërkua shkarkimi i kryetarit të Degës së Parë të LDK’së në Prishtinë, Ismet Beqiri, ky i fundit ka njoftuar se nuk do të tërhiqet nga ky post.