Moti

Vranësirat shpërndahen, sot intervale më të gjata me diell

Vransirat shpërndahen ditën e mërkurë. Intervale me diell pasdite.

Shtrirja e fushave të presionit më të rritur mbi rajon, pritet të shpërndajë vranësirat ditën e mërkurë mbi vend, së pari nga Dukagjini e ditën edhe në pjesë tjera, duke hapur qiellin më intervale më të gjata dielli, njofton Prishtina Weather.

Temperaturat minimale zbresin deri në 3C e 4C, ndërsa ato maksimale paksa më të ulëta, shkojnë deri në 8C e 10C. Do të fryjë erë e ftohtë veriore, mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s.

Nga dita e enjte do të ketë më shumë kthjellime dhe intervale më të gjata me diell. Mëngjeset me ngrica, me temperatura minimale deri në -4C, mirëpo gjatë ditës temperaturat maksimale shënojnë rritje deri në 10C e 13C. Më shumë vranësira mund të shtrihen ditën e diel mbi vend, me mundësi edhe për riga lokale shiu.

VIDEO BONUS: Deni Hameli: Skiatorët të jenë të kujdesshëm, të mos skijojnë jashtë pistave të rregulluara të skive