Moti

Vranësira e intervale me diell sot, temperaturat në rritje të lehtë

Ditën e martë nuk do të mungojnë edhe intervale me diell, me vranësira kalimtare. Temperaturat minimale 2 deri 4C, e ato maksimale shkojnë deri në 9C e 11C.

Të mërkurën temperaturat vazhdojnë me trendin rritës deri në 12C e 14C, e vranësirat shtohen. Nga dita e enjte reshje më të shumta shiu përfshinë vendin, e mundësitë për borë mbeten viseve malore, njofton Prishtina Weather.

Ditën e premte me rënie të temperaturave më vonë gjatë mbrëmjes reshjet e shiut shndërrohen edhe në borë. Në bazë të disa modeleve reshje të kohëpaskohshme dëbore mund të presim ditën e shtunë, me temperatura që zbresin deri në -2C e +1C.

Gjendja me cilësinë e ajrit, që ditëve të fundit ka indeks në vlera të dobëta e shumë të dobëta, mund të përmirësohet nga dita e mërkurë, kur po priten të frynë më shumë erëra, ndërsa ditën e enjte të reshurat e shumta të shiut, shpërndajnë ndotësit ajror të ngujuar pranë sipërfaqes nën kushte të motit më stabil.

Indeksi i cilësisë së ajrit zbret edhe në vlera të pranueshme e të mira.