Policia e Kosovës

Voziti nën ndikimin e alkoolit, i konfiskohet patentë shoferi për një vit – 500 euro gjobë dhe tri pikë negative

Në Gjakovë, Policia Rrugore ka ndaluar një shoferi drejtimin e automjeteve për një vit dhe i ka shqiptuar gjobë 500 euro dhe tri pikë negative.

Ngasësi, pasi u mat me alkool-test kishte rezultuar me një nivel prej 2.17 për qind të alkoolit.

Rasti është regjistruar më datë 19 shkurt 2024, në rrugën “Wesley Clark” në qytetin e Gjakovës, ku Njësia Rajonale e Komunikacionit Rrugor ka kryer kontrolle të rregullta si pjesë e përpjekjeve të saj për të rritur sigurinë rrugore dhe për të parandaluar aksidentet.

Policia thotë se mbeten të fokusuar për vetëdijesimin e shoferëve dhe sensibilizimit të tyre për respektimin e rregullave të komunikacionit.

Në të njëjtën ditë, një rast tjetër i shkeljes së ligjit mbi trafikun rrugor u raportua në të njëjtin vend, ku një drejtues autobusi u gjet duke bërë tejkalim në një pjesë të rrugës ku kishte sinjalizim për të ndaluar tejkalimin.

Ky veprim u regjistrua nga një incizim video, i cili më pas u shpërnda në rrjetet sociale.

Drejtuesi i autobusit u identifikua dhe u gjobit me 150 euro dhe dy pikë negative, dhe iu ndalua gjithashtu drejtimi i mjetit me veprim motorik për tre muaj si masë mbrojtëse.

Këto raste dëshmojnë angazhimin e Policisë së Kosovës në zbatimin e ligjit dhe masat strikte që po ndërmerr për të garantuar një ambient të sigurt për të gjithë pjesëmarrësit në trafikun rrugor.

Njoftimi i plotë: