Raporti i Policisë

Voziti i dehur, kështu e pësoi serbi nga Mitrovica

Një serb nga veriu i Mitrovicës është vetëaksidentuar pasi që ishte duke drejtuar veturën nën ndikimin e alkoolit.

Mbrëmë pas mesnatës, një serb nga veriu i Mitrovicës ka pësuar vetëaksident, pasi që ishte duke e drejtuar automjetin e tij nën ndikimin e alkoolit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur në ora 01:10.

Po ashtu, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se i njëjti me vendim të prokurorit është ndaluar në polici deri në këndellje.

loading…