Vozit në krahun e kundërt, shoferi rrezikon komunikacionin në Podujevë (VIDEO)

Zgjerimi i rrugës kryesore për në Podujevë, ishte nisur me qëllimin që të reduktonte trafikun në këtë pjesë.

Në anën tjetër, qytetarët vazhdojnë të mos i respektojnë rregullat e qarkullimit rrugor.

Njejtë ka ndodhur edhe me një qytetar sot, ku sipas pamjeve të dërguara nga një lexues i Ballkani.info, shihet duke vozitur në kahjen e kundërt të rrugës.

Në këtë mënyrë, vozitësi ka rrezikuar edhe jetën e tij dhe të tjerëve në komunikacion.

Kujtojmë se muaj më parë, një veprim i tillë i një vozitësi në autostradë kishte qenë shkaktar i një aksidenti fatal mes dy veturave. /Ballkani.info

VIDEO:

loading…