Kandidatja e LDK-së për kryeministre, Vjosa Osmani, e ka kryer obligimin e saj qytetar.
Ajo e shoqëruar nga bashkëshorti i saj Prindon Sadriu e ka hedhur votën e saj në Qendrën e Votimit që është e vendosur në Fakultetin Teknik.
Osmani pas votimit është deklaruar për media ku ka kërkuar nga qytetarët që të dalin dhe të votojnë.
“Thirrja ime është për të gjitha qytetarët që të bëhen pjesë e këtij vendimi historik sepse vërtetë është ditë historike dhe vendimtare për të ardhmen e Kosovës”.
loading…







