Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu sapo e ka përfunduar detyrimin e tij kushtetues dhe patriotik për të votuar në këto zgjedhje parlamentare.
“Sipas të dhënave nga KQZ, pjesëmarrja e junikasve në këto zgjedhje nuk është e kënaqshme. Prandaj ju bëj thirrje të gjithë banorëve me të drejtën e votës në Junik që të dalin dhe të votojnë në këto zgjedhje. 4 minuta nga koha juaj sot përcaktojnë fatin tonë në 4 vitet e ardhshme. Vendvotimet do të mbyllen sot në ora 19:00. Votoni, votoni, votoni!”, ka shkruar Shehu.







