Voton Rakiq, tregon nëse dorëhiqet sërish (VIDEO)

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, njëherësh Kandidat për Kryetar, i shoqëruar nga më shumë se 100 persona, ka hedhur votën në qendrën e votimit në Mitrovicën Veriore.

Kur Rakiq është pyetur nga Klan Kosova se nëse do të japë dorëheqje sikur që ka bërë në mandatin e parë, ai tha se duhet të priten rezultatet.

Poashtu, ai iu ka bërë thirrje të gjithë qytetarëve të Mitrovicës të dalin masovikisht për të votuar për shkak se sipas tij me këto votime, serbët ruajnë mbetjen e tyre në Kosovë.
https://www.facebook.com/KlanKosovaOfficial1/videos/307713170121496/?t=16