Bekim Qoku

Voton Qoku i Kurtit: Jam i VV-së dhe deputet i ardhshëm i VLEN

Bekim Qoku, këshilltar i kryeministrit Albin Kurti ka votuar në zgjedhjet që po mbahen sot në Maqedoni të Veriut.

Ai ka publikuar pamje, teksa ka kryer procesin e votimit.

Tutje, Qoku ka thënë se është i VV-së dhe deputet i ardhshëm i VLEN-it.

Postimi i plotë:

Duhet votuar për ndryshimet që mezi i presim. Ndryshimi i bën mirë gjithë shoqërisë, i bën mirë demokracisë dhe prosperitetit. Andaj dhe duhet dënuar njerëzit e korruptuar, që mbjellin frikë dhe u vjedhin shpresën qytetarëve.

Unë jam i Vetëvendosjes dhe deputet i ardhshëm i VLEN. Fake neës janë të rrezikshme, sidomos për ata që i shpërndajnë.

Secila votë e juaja vlen.