Presidentja e vendit, Vjosa Osmani, ka votuar pak minuta më parë së bashku me familjen e saj.

Ajo ka qenë e shoqëruar së bashku me vajzat dhe bashkëshortin e saj Prindon Sadriu.

“Ju falenderoj që po e përcillni me gadishmëri këtë proces kaq të rëndësishëm. I ftoj qytetarët në numër sa më të madh të marrin pjesë në kete proces zgjedhor” tha Osmani para mediave.