Zëvendësministër për Komunitete dhe Kthim, Radoica Radomiroviq ka marrë pjesë në procesin e votimit në veri.

Radomiroviq ka votuar në qendrën e votimin në Leposaviq.

Ndryshe në Leposaviq ka shkuar edhe ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi, për të parë mbarëvajtjen e procesit deri më tani dhe është paraparë që pas vizitës së tij të bëjë një deklarim për media.

Rreth 2 mijë e 800 qytetarë kanë të drejtë vote në këtë pjesë.